Shorti për Kampionatin Evropian – Kosova në grup me Shqipërinë

Shorti për Kampionatin Evropian – Kosova në grup me Shqipërinë

Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian U17 në futboll – në konkurrencën e femrave, për sezonin 2022/23.

Shorti e ka vendosur Kosovën në Grupin B2 të Ligës B.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

Ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Shqipëri, më 18, 21 dhe 24 tetor të këtij viti.

Gjashtë Kombëtaret fituese të grupeve dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A.

Shpërndaje në: