Alkooli i pirë gjatë ditës ndikon ndryshe nga ai gjatë natës, por si?
Moti i ngrohtë dhe dëshira e shtuar për të pirë alkool përgjithësisht ecin krah njëra-tjetrës. Vetë vera ka fuqinë të rrisë nevojën për të organizuar festa në vende të hapura, takime më të shpeshta mes miqsh, plazh, rreze dielli, etj, etj. Të gjitha këto që përmendëm nuk mund të shijojnë 100% nëse aty pranë s’kemi ndonjë pije dhe për të qenë më specifik-alkool.
Po teksa shijonin gotën tuaj të preferuar, a e dini që konsumi i alkoolit gjatë ditës ndryshon nga ai gjatë natës?
Shumë njerëz mendojnë se pirja e alkoolit para gjumit do t’i ndihmojë ata të flenë, por në fakt bën të kundërtën, duke e vështirësuar edhe më procesin e gjumit. Pra a do të thotë kjo që për të shmangur efektet e pakëndshme duhet të pimë gjatë ditës/pasdites dhe jo në darkë? Varet nga sa pini!
Sa më e gjatë të jetë periudha kohore mes pirjes së alkoolit dhe kohës së gjumit, aq më pak mund të ndikojë negativisht tek gjumi, pasi do të thotë që trupi ka patur kohë për të përpunuar dhe eliminuar alkoolin.
Por nëse sasi të mëdha thithen gjatë ditës dhe është ende në sistemin tuaj, mund të prishë përsëri gjumin e natës.” Shannahan shtoi se duke qenë se alkooli mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur, mund t’ju bëjë të dëshironi të bëni një sy gjumë, gjë që më pas mund të ndikojë në sa mirë flini atë natë. Gjithsesi kujdes! Kjo nuk vlen nëse konsumoni alkool në sasi të mëdha pasi do të mbetet për kohë të gjatë në organizmin tuaj. Për më tepër, alkooli gjatë ditës do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, të përgjumur dhe të dremisni në çdo orë që rrjedhimisht ju çon sërish në gjum të keq gjatë natës.
Sidoqoftë, avantazhi i të konsumuarit alkool gjatë ditës është se zakonisht njerëzit e shoqërojnë me ushqim dhe ushqimi ngadalëson dhe redukton efektet e alkoolit në trup.
Gjithsesi çfarë duhet të dini, është që alkooli i konsumuar në sasi të mëdha redukton ‘hormonet e lumturisë’ si dopamina dhe serotonina. Kjo do të thotë që ju mund të ndiheni euforik duke pirë me miqtë tuaj, por më vonë kur të jeni në shtëpi dhe euforia të shuhet do të përballeni me një ndjesi mërzie që do të qëndrojë gjatë me ju gjatë ditës tjetër.
Burimi: Huffington Post