Reperi Buta reagon për herë të parë pasi vëllu i tij dyshohet për vrasjen në Ferizaj

Reperi Buta reagon për herë të parë pasi vëllu i tij dyshohet për vrasjen në Ferizaj

Reperi kosovar, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni.

Ai përmes një storje në Instagram, ka falënderuar mbështetësit e tij për mesazhet për vëllaun e tij dhe në të njëjtën kohë ka sulmuar mediat për raportimet kinse të rreme, sipas reperit tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetarve” duhet me ju ardh marre për krejt kto rrena, shpifje njollosje që menxi presin me i shpik për dy klikime ma shumë. Shyqyrnjerzt janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, thuhet në reagimin e reperit Buta.

Kujtojmë se vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, në orët e para të mengjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin.

Theksojmë se për Qëndrim Januzin, Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

 

Shpërndaje në: