Çmenduri – Tifozi i Real Madridit paguan 32 mijë euro për 4 bileta të finales së Ligës së Kampionëve
Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.
Finalja e Ligës së Kampionëve luhet sot në Paris.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, me dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.
Një tifoz i Real Madridit, ka paguar 32 mijë e 740 euro për 4 bileta të kësaj ndeshje, me atë që tha se kjo mundësi është njëherë në jetë.