Vdes ylli i ‘Goodfellas’, Ray Liotta
Ylli i “Goodfellas” Ray Liotta ka vdekur në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67 vjeçare.
67 vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.
Ai la pas të fejuarën Jacy Nittolo dhe të bijën Karsen.
Vdekja e papritur e Liotta tronditi fansat pasi viteve të fundit ai i ishte rikthyer punës si aktor.
Liotta njihet më së shumti për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas” ku ai luajti rolin e Henry Hill derisa Robert De Niro luajti rolin e Jimmy Conëay.
Në vitet e fundit ai pati paraqitje në “The Many Saints of Neëark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”.