Kourtney Kardashian: ‘Doktori më tha të pi spermën e Travis 4 herë në javë’
Kourtney Kardashian është e gatshme të provojë gjithçka – e theksojmë: gjithçka – për të mbetur shtatzënë me fëmijën e Travis Barker.
Gjatë episodit të “The Kardashians” në Hulu, Kourtney i tha ekspertes së saj të Ayurveda-s se mjeku i tyre i fertilitetit e udhëzoi atë të gëlltiste spermën e Barker. Ne e dimë që sistemi tretës nuk lidhet me sistemin riprodhues, prandaj, sperma e gëlltitur nuk mund të hyjë në vaginë, mitër ose ndonjë organ tjetër riprodhues që do ta lejojë të fekondojë vezën. Por, nuk ka lidhje me këtë.
“Por ai tha diçka – na tha…mirë, ai më tha se gjëja që do të ndihmonte [tiroiden time] ishte të pija spermën 4 herë në javë,” tha Kourtney në siklet.
Travis dhe Kourtney, dy të sapo(ri)martuarit, kanë dokumentuar udhëtimin e tyre të fertilitetit gjatë gjithë sezonit të ri. Ata nuk e ndoqën këshillën e gëlltitjes së spermës dhe, në vend të kësaj, filluan trajtimin me eksperten e Ayurveda (një nga format më të vjetra në botë të mjekësisë holistike) Martha Soffer, e cila u ka kërkuar të heqin dorë nga ushtrimet fizike, seksi dhe kafeina.