Victoria Beckham përdor një hile shumë interesante për t’u dukur më e gjatë nga ç’është
Kur vjen puna tek stili, sigurisht që të gjithë kemi shumë për të mësuar nga Victoria Beckham. Koleksioni i saj i fustaneve të zinj, këmishat dhe xhinset perfekte, qëndrimi, thjeshtësia e shumë elementë të tjerë e bëjnë zonjën e David të duket madhështore në çdo dalje.
Gjithsesi, këtu po flasim për tjetër gjë. Për hilen që Victoria përdor hera herës për t’u dukur më e gjatë nga ç’është në të vërtetë!
Beckham ndjek rregullin e veshjeve të ndara (pantallona dhe bluzë ose fund dhe bluzë), por të së njëjtës ngjyrë ose material, duke krijuar kështu iluzionin se është më e gjatë. Nëse ikona e modës thotë se funksionon, mund ta provoni në daljen e radhës.
Burimi: Who What Wear