Edhe pse është duke humbur, statistikat thonë Feynoordi më i mirë se Roma në pjesën e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Konferencës ku po ballafaqohen Roma dhe Feynoordi.
Në një sfidë që filloi me shumë qetësi por që ritmi u shpejtuar në 15 minutat e fundit, u realizua vetëm një gol, transmeton KosovaPress.
Skuadra e Jose Mourinhos e gjeti golin e epërsisë në minutën e 33-të kur mesfushori ofanziv Nicolo Zaniolo shënoi nga afërsia për 1-0.
Përkundër golit të pësuar, skuadra holandeze është treguar më e mirë gjatë 45 minutave të para.
Sipas statistikave të pjesës së parë, Feynorrdi e ka mbajtur posedimin e topit me 59 përqind, pastaj ka pasur pesë tentime për gol, kundrejtë dy të Romës.
Po ashtu Feynoordi pati dy goditje brenda portës, kurse Roma vetëm një, e cila përfundoi në rrjetë.
Përveç fushës, një “ndeshje” po zhvillohet në tribuna ku të dy taborët e tifozëve po shfaqin spektakël duke mbështetur skuadra e tyre në fushë.
Stadiumi “Air Albania” është i stërmbushur me tifozë.