FA merr vendimin për trajnerin Patrick Vieira që shkelmoi tifozin pas ndeshjes me Evertonin
Patrick Vieira nuk është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit, pas gjestit të bërë në fund të ndeshjes kundër Everton.
Trajneri i Crystal Palace u provokua nga një prej tifozëve të skuadrës vendase në fund të takimit, kur fusha u pushtua nga tifozët.
FA nisi hetimin për ngjarjen, por sot ka vendosur që të mos e dënojë francezin që ka shkëlqyer si futbollist me fanellën e Arsenal në Premier League.