Policia shqiptare vjen me apel për të gjithë lokalet në Shqipëri: Mos u jepni alkool tifozëve

Policia shqiptare vjen me apel për të gjithë lokalet në Shqipëri: Mos u jepni alkool tifozëve

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” do të luhet finalja e parë e Conference League, ajo mes Romës dhe Feynoord.

Që ditën e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur dhjetëra mijëra tifozë, të cilët kanë shkaktuar rrëmujë dhe janë përplasur me forcat e policisë.
Gjatë ditës së sotme në një deklaratë për mediat, zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u bëri apel bizneseve që të mos u japin alkool, në mënyrë që të evitohen sadopak skenat e dhunës.

“Gjithashtu apelojmë për bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike. Nëpërmjet kësaj daljeje publike apelojmë dhe adresojmë një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë, të cilëve do t’ua komunikojmë edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare, që të sillen dhe veprojnë si qytetarë evropianë, në qytet dhe në stadium, të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe të mos konfrontohen me punonjësit e Policisë, përndryshe ligji do të zbatohet me rigorozitet.”-tha Dervishi.

Shpërndaje në: