Horoskopi ditor, e mërkurë 25 maj 2022
Dashi
Sot do të zbuloni një gënjeshtër të vogël nga partneri/ja, aspak të rëndësishme, por që do t’ju provokojë një bezdi të tmerrshme. Nëse mendoni se besimi juaj është tradhtuar, filloni të ndryshoni. Beqarët edhe pse do mundohen për të krijuar një lidhje nuk do ja dalin dot mbanë. Financat do ndihmohen nga Dielli.
Demi
Sakrificat që do të bëni lidhur me marrëdhënien tuaj në çift do t’ju kthehen. Do të sqaroheni me partnerin/en, pasi e keni lënduar disi, qoftë edhe pa dashje. Beqarët do nisin një lidhje, pasi do bëjnë çmos për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar nuk parashikohen vështirësi.
Binjakët
Jeni të vetëdijshëm se disa thashetheme për ju, së shpejti, mund të merren si të vërteta nga njeriu që keni përkrah. Përpiquni të mbushni çdo boshllëk që partneri/ja ankohet për ju. Beqarët do të kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me takime emocionuese. Financat do jenë të qëndrueshme.
Gaforrja
Ju që jeni në një marrëdhënie në çift mos i jepni fund me nervozizëm dhe xhelozi të pavenda lidhjes për gjëra të kota. Mundohuni të komunikoni me qetësi. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat për takime pasi nuk ndihen ende gati për lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme falë menaxhimit tuaj me maturi.
Luani
Kjo është dita ideale për të zbatuar qëllimet e mira të kohëve të fundit: përpiquni të bëni përpara dhe për të realizuar projektet dhe idetë të cilat janë të rëndësishme për ju dhe partnerin/en. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat dhe do vazhdojnë ende të mbeten vetëm. Në planin financiar kujdes me shpenzimet që kryeni.
Virgjëresha
Njeriu i zemrës duket se ju ka fshehur diçka të rëndësishme: mos e gjykoni menjëherë para se të sqaroheni. Duhet të vendosni shpejt rreth një çështjeje që e mbani prej kohësh në shpinë. Beqarët nuk duhet t’i anashkalojnë ftesat për takime nëse duan të ndryshojnë statusin. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Peshorja
Një ndikim i madh nga Jupiteri mbi ju të dashuruarit. Në dashuri do të përjetoni momente konfuze. Sigurohuni që mos ta lini vetëm dashurinë tuaj. Beqarët do realizojnë shumë takime dhe ka mundësi që të nisin lidhje afatgjatë. Në planin financiar do ishte mirë të shpenzonit me maturi për të shmangur problemet më vonë.
Akrepi
Sot do të hidhni bazat për një projekt të ri ju të dashuruarit, por duhet të impenjoheni seriozisht deri në fund, nëse dëshironi të merrni rezultate. Përpiquni të rrini vetëm me persona optimistë. Beqarët të lodhur nga vetmia ka mundësi të bëjnë edhe çmenduria vetëm për të ndryshuar statusin. Kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Ngjarje të kënaqshme do t’ju sjellin humorin e mirë: dashuri dhe shumë kurajë. Kini durim t’i shpjegoheni partnerit/es tuaj gjithçka për të cilat dëshiron të dijë. Beqarët nuk do jenë gati për të ndryshuar statusin, por ftesat për takime do i shfrytëzojnë. Në planin financiar parashikohen disa probleme.
Bricjapi
Bëni një listë të gjërave që do të bëni sot ju që jeni në një lidhje dhe kini durimin t’i zbatoni deri në fund ato, sidomos ato më të rëndësishmet. Jini të hapur për çdo sqarim që do t’ju kërkohet. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse, nga të cilat mund të nisin edhe lidhje afatgjatë. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Ujori
Veçanërisht sot përpiquni që të mos i marrosni personat që ju duan dhe jini të sinqertë me ta. Të reja të mira në dashuri. Shumë zhurmë nuk ju bën mirë. Beqarët do jenë të favorizuar sot dhe jeta do ju ndryshojë pozitivisht. Financat nuk parashikojnë të kenë probleme.
Peshqit
Shumë thashetheme do të dëgjoni për veten sot ju të dashuruarit, por mos e humbni toruan dhe bëni sikur nuk dini asgjë, sepse ato do të mbarojnë ashtu siç nisën. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe do refuzojnë të gjitha ftesat. Financat do vinë duke u përmirësuar falë menaxhimit të mirë.