Çfarë mund t’i bëjë pilulat kundër shtatzënisë të mos funksionojnë

Çfarë mund t’i bëjë pilulat kundër shtatzënisë të mos funksionojnë

Të mos e marrësh një herë ose të fillosh pakon e re me vonesë
Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht mund të mbeteni shtatzënë, por shanset janë të mëdha, sidomos nëse bëhet fjalë për pilulën e parë aktive. Nëse harroni të merrni dy prej tyre, konsiderojeni veten të pambrojtur.

Të mos e marrësh në të njëjtën orë çdo ditë
Ideja është që duhet ta pish në të njëjtën orë gjatë përditshmërisë. Sidomos nëse jeni duke marrë pilulat 21 ditëshe, qëndrueshmëria është kushti numër 1 për të mbajtur hormonet në ekuilibrin e duhur dhe për të parandaluar shtatzëninë. Vendosni një alarm.

Sëmundjet e inflamacionit të zorrëve ose probleme të tjera të tretjes
Problemet e aparatit tretës ndikojnë në mosmarrjen korrekte të medikaneteve, përfshirë pilulën.

Marrja e ilaçeve për trajtimin e krizave epileptike ose migrenës
Këto medikamente ndikojnë në punën e mëlçisë në sekretimin apo sintetizimin e hormoneve, gjë që prek edhe efektet e pilulës.

Disa antibiotikë të caktuar
Pjesa më e madhe e antibiotikëve nuk do të ndikojë në punën e pilulës, por disa më të rralla, si ato që përdoren për kurimin e turbekulozit apo meningjitit ka gjasa që të sabotojnë efektin e parandalimit të shtatzënisë. Prandaj ëhstë e nevojshme që të konsultoheni me mjekun.

Burimi: Bolde

Shpërndaje në: