Benzema: Për t’u përgatitur për finalen e Champions League duhet të fitojmë ndaj Betisit
Skuadra e Real Madridit ka edhe një ndeshje në La Liga para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të planifikuar për 28 maj.
Karim Benzema, i vlerësuar si lojtari më i mirë i Realit në muajit të fundit, beson se një paraqitje e mirë kundër Betis mund të ndihmojë.
“Jam shumë krenar, ka qenë një muaj shumë i rëndësishëm për ne dhe për mua për sa i përket golave, lojërave dhe fitoreve. Ne jemi kampionë të Spanjës, por për t’u përgatitur për një finale të Ligës së Kampionëve, duhet të luajmë mirë, të fitojmë dhe të fitojmë më shumë besim|”, tha fillimisht ai.
“Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të bëjmë të lumtur njerëzit që vijnë për të parë ndeshjen, për ne është gjë e rëndësishme. Ne duhet të fitojmë ndaj Betisit”, përfundoi ai.