Chelsea më në fund do t’i kalojë pronarit të ri – Arrihet marrëveshje mes Abramovichit dhe Qeverisë britanike
Skuadra e Chelseas si duket më në fund po bëhet me pronar të rinj.
Pas ish-pronarit Abramovich i’u ndalua çdo e drejtë mbi skuadrën e Chelseas, tani si duket është arritur një marrëveshje mes tij dhe Qeverisë britanike, shkruan Periskopi.
Kështu sipas informacioneve që vijnë nga “Sky”, Abramovich dhe këshilltarët e tij janë të bindur se propozimi i tyre i fundit për shitjen e klubit do të pranohet nga qeveria britanike.
Ky është një hap shumë domethënës sepse qeveria ishte pengesa e fundit për shitjen e Chelseat operacion që e kishte dritën jeshile nga Premier League.
Kështu, drejtimi i Chelseas i’u dha miliarderit, Todd Boehly por që kishte një kusht.
Para se të blinte ekipin anglez, Boehly duhej të kalonte “testin e pronarëve dhe drejtorëve”, një test që u bëhet pronarëve të rinj, në të cilin liga angleze analizon nëse kandidati për të blerë një klub ka ndonjë pengesë ligjore për ta blerë klubin.