Pse duhet të poshtërohet Rusia në Ukrainë

Pse duhet të poshtërohet Rusia në Ukrainë

Teksa po zgjatet lufta e Putinit kundër Ukrainës, Rusia tani po përballet seriozisht me mundësinë e humbjes. Ende mbesin javë dhe muaj të vështirë përpara për Ukrainën dhe ju ende nuk mund ta zhvlerësoni mundësinë e një përkeqësimi të luftës. Por Putin ka dështuar t’i përmbush qëllimet e tij fillestare (kapja e Kievit) dhe tani duket se nuk është duke pasur sukses as në qëllimin e tij të dytë dhe shumë më modest që është kapja e Donbasit. Lufta është shndërruar në një punë të tejzgjatur. Kjo në vetvete ëshë një humbje për rusët.

Poshtërimi i Rusisë në Ukrainë ka përfitime të pashpjeguara, madje edhe për vetë Rusinë. Për vite kemi ndëgjuar se Rusia patjetër duhet të kënaqet dhe të lumturohet sepse, nëse jo, ajo do të kundërpërgjigjej nëse do ta humbiste statusin e saj prej superfuqie. Zhbërja e Bashkimit Sovjetik, na u është thënë neve, ka qenë një katastrofë e tmerrshme prej së cilës rusët e revoltuar nuk janë rikuperuar. Kështu që ata duhet të respektohen. Ata duhen të qëndrojnë kokëlartë dhe krenarë. Zoti mos e bëftë nëse ata poshtërohen sepse askush nuk e di se çfarë do të bënin.

Unë e kam parë nga afër zhbërjen e Bashkimit Sovjetik. Ajo ishte, pa dyshim, një eksperiencë traumatike. Aty kishte varfëri, mjerim, kaos. Nacionalistët e tërbuar u tubuan nën banerët e tyre revanshistë. Dhe pastaj Rusia pushtoi Çeçeninë në një përpjekje brutale për të rikthyer krenarinë e tyre të lënduar duke sjellur në regjion separatistët e tyre sfidues për ngushëllim. Dhe ne shikuam dhe përgëzuam sepse, e kuptoni, rusët e kishin një arsye të fortë për të qenë të inatosur: ata kishin humbur Luftën e Ftohtë!

Megjithatë, në vitin 1991 ishte një ndjenjë në mesin e rusëve që Bashkimi Sovjetik nuk ishte mposhtur në atë mënyrë që deklarohej nën vetë peshën e tij. Shumë refuzonin ta pranonin se zhbërja e Bashkimit Sovjetik ishte si rezultat i keqmenagjimit ekonomik për vite të tëra dhe për shkak të pompozitetit imperialist- dhe në vend të kësaj, ata ishin në kërkim të tradhëtarëve. Mikhail Gorbachev, në veçanti, veçohej për naivitetin e tij, nëse jo për keqdashjen e tij. Në lojën e bartjes-së-fajit të viteve 1990, dikush duhej të ngarkohej si përgjegjës për hallet e Rusisë: tradhtari Gorbachev, pijaneci Yeltsin, oligarkët e pangopur dhe natyrisht këshilltarët e devotshëm perëndimorë që gjithmonë kanë kërkuar zhbërjen e Rusisë.

Nga kaosi dhe dobësia e viteve 1990 u rrit Vladimir Putin që premtonte të sillte rend dhe fuqi. Abuzimi i fuqisë së Putinit, korrupsioni, dhuna ndaj të drejtave të njeriut dhe gërryerja e instiucioneve demokratike, të gjitha këto u toleruan në emër të atij premtimi për fuqi. Rusia mund të ketë qenë e varfër, autoritare dhe me shkallë të korrupsionit, por Putin shihej si investitor i ushtrisë dhe i rikthimit të “madhështisë” së Rusisë.  Dhe disa rusë kanë qenë gjithmonë kërkues për madhështi. Ata madje do ta shisnin këmishën e tyre të fundit për këtë premtim mashtrues.

Për çdo vit Putin mban paradën e Ditës së Fitores. Kjo është mësuar të bëhet si punë madhështore. Tanket marshojnë, aeroplanët fluturojnë dhe ushtarët hedhin hapat e tyre ushtarak përgjatë Sheshit të Kuq nën vëzhgimin e diktatorit të moshuar. Unë i refuzoja nga brenda këto shfaqje ushtarake të cilat kanë të bëjnë fare pak me kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, por që ka të bëjë me “madhështinë” e sponzorizuar shtetërore. Dhe unë jam i sigurt që po flas për shumë liberal rusë nëse unë do të duhej ta pranoj që diku thellë në vetëdijën time të ‘poshtëruar’, unë, gjithashtu, jam dridhur nga tingujt dhe tërbimi. Duhej një përpjekje koncize për ta spastruar helmin e militarizmit- një përpjekje që shumë rusë thjesht nuk ishin në gjendje ta bënin edhe nëse ata do të njihnin problemin. Dhe ata nuk e bën një gjë të tillë.

Tani Ukraina ka shpuar një gropë të madhe të zbrazët në narrativën e Rusisë për “madhështi”. Rusia është e varfër, autoritare dhe me korrupsion dhe tani ne gjithashtu e kuptojmë që është e dobët dhe patetike. “Madhështia” e Rusisë është tkurrur në një orgji të vrasjes dhe dhunimit të kryer nga okupatorët brutalë në Ukrainë. Të ndotur nga gjaku i të pafajshmëve dhe të mposhtur nga përballja e sinqertë, bullizuesi është tkurrur në numër. Falë kohës. Faleminderit Ukrainë për këtë ilaq të hidhur! Rusia ka pasur aq shumë nevojë.

Rusia ka nevojë për një poshtërim të pastër. Asaj i duhet një njohje modeste për statusin e saj të zvogëluar, një pranim i fajit dhe një përpjekje e ngadaltë përmbledhëse për të rifituar besimin e atyre që i ka mashtruar. Rusia nuk e ka mësuar këtë mësim në vitet e 90’ta. Ajo duhet patjetër ta mësoj tani.

Madhështia e vërtetë nuk fshihet prapa paradave të shëmtuara ushtarake, as në premtimet për të lansuar një bombë bërthamore. Madhështia e vërtetë shtrihet në pranimin e së kaluarës dhe në gatishmërinë për të bërë përshtatje. Ajo shtrihet në përkushtimin për të ndërutar një të ardhme më të mirë në një vend që do të duhej të bëhej i njohur për shkollat dhe spitalet e tij, e jo për tanket dhe raketat.

Burimi i vërtetë i poshtërimit të Rusisë ka qenë gjithmonë vetë Rusia: udhëheqësit e saj autokratë dhe popullsia e saj shoviniste që skallvërisht i vlerëson ata. Humbja e Rusisë në këtë luftë të padrejtë dhe kriminale kundër Ukrainës ndoshta mund të ndihmoj në kapërcimin e narrativës së brendshme në Rusi drejt pranimit të vendit se çfare është në të vërtetë, në vend të asaj që ka provuar të paraqitet. Vetëm atëherë Rusia mundet që më në fund të jetë në paqe me vetveten dhe me fqinjët e saj.

Sergey Radchenko është profesor në Universitetin John Hopkins në Washington.

Përktheu: Sokol Berisha/Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: