Tre vjet pa Vaçe Zelën!
Prej vitesh këngëtarja nuk jetonte më në vendin tonë për në Bazel të Zvicrës. Prej vitesh i dhuroi Shqipërisë këngë të cilat ndonëse kalojnë breza vijojnë të jenë të preferuara dhe të dëgjuara nga të gjithë dhe gjithashtu do të kujtohet gjithnjë për vokalin e saj të veçantë dhe të fuqishëm.
Ajo e la karrierën artistike në vitin 1992. Për shkak të kontributit të saj të madh në muzikën shqiptare viti 2009 është cilësuar si “Viti i Vaçe Zelës”, vlerësim i dhënë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ndër këngët e saj më të njohura përmendim: “Valsi i Lumturisë”, “Rrjedh me këngë dhe ligjërime”, “Lemza”, “Djaloshi dhe Shiu” etj.