Klopp i veçantë – Shikoni se çfarë tha për Thiago Alcantaran pas triumfit në finalen e FA Cup
Liverpool mposhti dje Chelsean në finalen e FA Cup.
The Reds triumfuan në penallti ndaj Chelseat me rezultat 6-5.
Pas ndeshjes trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp u prononcua për media ku edhe gjeti kohë ta lavdërojë spanjollin, Thiago Alcantara.
“Fakti që ne i kemi fituar tani të dyja kupat vendase është vërtet i veçantë. Ju keni një lojtar, Trent Alexander-Arnold, i cili është lojtari më i ri në historinë e jashtëzakonshme të Premier League që ka fituar të gjashtë trofetë e mëdhenj. Në moshën 23-vjeçare, më i riu! Kaq shumë histori të veçanta. Pas ndeshjes, i thashë Thiago Alcantara-s, “Nëse do ta dija se çfarë lojtari ishe, do të kisha nënshkruar me ty katër vjet më parë.” Ai tha: “Ti më mësove të vrapoj!” Sa shumë histori të veçanta”, tha Klopp.
Kujtojmë se Liverpool ka edhe një finale tjetër, atë të Champions League ku do takohet me Real Madridin në Paris.