Kirurgjia Endoskopike e Shtyllës Kurrizore

Kirurgjia Endoskopike e Shtyllës Kurrizore

Endoskopia Unilateral Biportal (UBE) është një qasje artroskopike ndaj shtyllës kurrizore. Kjo është një ndër metodat e reja që përdoret poashtu krzhet nga Prof. Dr. Hayati Aygün në Spitalin Privat Medicabil në qytetin e Bursës së Turqisë. Të gjitha procedurat mikroskopike e kryera në kiurugjinë e hapur me këtë metodë (TË MBYLLUR) mund të kryhen vetëm përmes dy vrimave nga 1 cm. Teknika UBE ofron një mundësi kirurgjikale shumë më pak traumatike duke përdorur sisteme të avancuara që ofrojnë zmadhimin e indeve në 30 herë.

Ne kemi mundësinë të kryejmë Kirurgjinë Endoskopike të Shpinës (të Mbyllur) në të gjitha sëmundjet e shtyllës kurrizore, përveç frakturave të mëdha dhe gungave të mëdha. Është një metodë që e preferojmë shpesh sidomos për herniet lumbare, herniet e shpinës, herniet e qafës, qafën, shpinën dhe stenozat të kanalit të shtyllës kurrizore. Këtë e bëjmë vetëm duke ndërhyrë në zonën e dëmtuar dhe duke minimizuar dëmtimet që mund të ndodhin në indet, muskujt dhe lëkurën përreth. Komoditeti i pacientit pas operacionit është mjaft i mirë.

Dhimbja e qafës duket më pak. Duke qenë se muskujt nuk janë të dëmtuar, pacienti nuk ka asnjë ankesë si dhimbje muskulore. Me këtë metodë kirurgjikale pacientët tanë mund t’i kthehen jetës së tyre të përditshme në një kohë shumë të shkurtër (1-4 javë). Një nga pikat më të rëndësishme për t’u marrë parasysh është se pacienti duhet të mbajë një pozicion të drejtë të shtyllës kurrizore dhe të veprojë siç rekomandohet nga mjeku. Në krahasim ndaj mikrokirurgjisë (e hapur) kjo teknikë ka shumë përparësi.

Më pak trauma të indeve

Humbje gjaku dhe rrezik infeksioni më pak

Më pak rrezik për komplikime

Formimi i indeve më pak mbresë (fibrozë).

Më pak nevojë për barna qetësues

Koha e shkurtuar e shërimit

Nuk shkakton paqëndrueshmëri

Në periudhën e Covid-19, endoskopia e shtyllës kurrizore është bërë arma jonë më e besueshme për situatat që kërkojnë kirurgji urgjente. Sidomos te të moshuarit dhe rastet e detyrueshme me sëmundje shoqëruese, ndërhyrjet e hapura kirurgjikale rrisin rrezikun e transmetimit të COVID-19, pasi në mënyrë të pashmangshme zgjasin periudhën e shtrimit në spital. Megjithatë, duke shfrytëzuar avantazhet e kirurgjisë endoskopike ne kemi mundësuar që pacientët tanë të dalin nga spitali në një kohë të shkurtër (brenda 12 orëve). Kështu, ne kemi kryer operacione te pacientët tanë, ku pritja ishte rrezik edhe në periudhat intensive të pandemisë dhe nuk kemi hasur në asnjë problem.

Shpërndaje në: