Sopranoja Ermonela Jaho sonte performon në Operën e Sidnejit

Sopranoja Ermonela Jaho sonte performon në Operën e Sidnejit

Këtë rol ajo do ta luajë deri me 18 shkurt.

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka kaluar me sukses provën gjenerale në Traviatën që pritet të jetë suksesi i radhës në Operan e Sydneyt.

Televizioni australian “7 news” , në një lajm dedikuar sopranes shqiptare raporton se Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutimin e saj në Australi me operan Traviata me Sidney Opera House.

Premiera e kësaj opera në Australi do të jetë të premten në mbrëmje.

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nis me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.

Këtë rol ajo do ta luajë deri me 18 shkurt.  / KultPlus.com 

Shpërndaje në: