Probleme me komunikimin, paralajmërime për këto shenja të Horoskopit
Kjo javë do të ndikohet nga dy ngjarje të rëndësishme astrologjike: prapavija e Mërkurit në shenjën e Binjakëve dhe hyrja e Jupiterit në shenjën e Dashit. Astrologia Meri Shehu tha për “Rudina” në Tv Klan, se do të jetë një javë interesante, por disa shenja do të gjenden në vështirësi.
Planetët janë tërësisht të lirë, sepse nuk kanë asnjë lidhje me njër-tjetrin. Mërkuri do të kthehet në të kundërt në datën 11 në shenjën e Binjakëve dhe do të ndikojë te Binjakët, Peshqit, Virgjëresha dhe Shigjetari duke iu ndryshuar jetën. Jupiteri hyn në Dash dhe iu jep më shumë fat e energji Dashit, Peshores, Bricjapit e Gaforres. Do të jetë një javë interesante.
Dashi – 4 yje
Do marrin energji të mirë nga Jupiteri dhe fati i ndihmon me paranë e dashurinë, si dhe nga Afërdita që ndodhet në shenjën e tyre. Të kenë kujdes në komunikim me njerëzit e afërt. Mërkuri i kundërt shpreh një komunikim të ngatërruar, pengesa dhe mesazhe jo të mira për ta.
Demi – 1 yll
Janë në një nga momentet më të vështira për ta. Jupiteri hyn në Dash, do bëhen pak të mbyllur e paranojakë në planet e projektet e tyre. Shëndeti e puna duhen parë me kujdes. Çështjet ekonomike do vijnë në regres dhe duhet ta mendojnë mirë këtë javë. Është vera më e pasigurt për ta.
Binjakët – 3 yje
Jupiteri iu jep një jetë sociale shumë të mirë, por Mërkuri i kundërt do i ngatërrojë me veten. Do japin mesazhe të gabuara e nuk do munden të jenë të sinqertë. Do ketë ndërlikime në jetë ndaj kujdes me vendimet që do marrin.
Gaforrja – 4 yje
Jupiteri dhe Afërdita në shenjën e Dashit do t’i ngrejë në karrierë e famë, do bëjnë gjëra të rëndësishme dhe do kenë para. Por Mërkuri i kundërt në Binjak për disa Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë mund të rezultojë i keq, me prapaskena dhe probleme me punën e pushtetin. Pavarësisht se çfarë jep Jupiteri në kauzën e madhe, kauzat e vogla i komplikojnë gjërat.
Luani – 5 yje
Jupiteri në Dash iu jep sharm, energji, hapen portat e parave për ta. Të kenë kujdes nga Mërkuri i kundërt në shoqëri e dashuri sepse rikthehen disa persona nga e kaluara dhe ndërlikojnë jetën e tyre. Do merren me persona të së shkuarës ku mund të ngecin.
Virgjëresha – 2 yje
Mërkuri, planeti i tyre kthehet i kundërt në Binjak dhe tregon lidhjet me punën, shtetin, marrëveshjet, kontratat ku duhet të jenë të kujdesshëm. Mund të surprizohen në disa rrëmuja e pengesa dhe duhet t’i shtyjnë pak me kokë këto keqkuptime. Jupiteri në Dash sjell ekonomi, para të papara ose biznes me të tjerët.
Peshorja – 1 yll
Jupiteri përballë tyre do i bëjë ta marrin në konsideratë fjalën e të tjerëve, ofertën por vjen dikush më egoist dhe i vendosur se ata e ia përmbledh disi duke i futur në jetën e tyre. Bashkëpunime të mira, oferta, martesa e fejesa do jenë në horizont.
Akrepi – 2 yje
Kujdes nga Mërkuri i kundërt se fillon një proces ekonomik i ndërlikuar: do marrin para, do futen në marrëveshje të reja, do iu rikthehen punë nga e kaluara por do kenë disi pengesa ose paqartësi. Do lodhen shumë nga puna për shkak të intensitetit që sjell Jupiteri në Dash. Të kenë kujdes edhe me shëndetin.
Shigjetari – 4 yje
Jupiteri iu jep famë, energji pozitive e sportivitet siç e duan jetën që iu pëlqen të luajnë e përkëdhelen, sidomos me Luanët. Mërkuri i kundërt sjell probleme në çift e bashkëpunime të rëndësishme ndaj të kenë kujdes ata të lindur në 10-ditëshin e parë.
Bricjapi – 2 yje
Mbarësi në familje por jeta e përditshme mund të kthehet në rrëmujë të vërtetë. Çdo plan mund t’iu kthehet mbrapsht, do marrin lajme konfuze dhe do kenë një rrëmujë komunikimi e pengesash në jetën e përditshme.
Ujori – 4 yje
Hapen rrugët e komunikmit, rrugë të reja mesazhesh, Jupiteri në Dash iu jep flakën që i mungon dhe do bëhen më guximtarë, do çajnë përpara. Do kenë lajme shumë të mira në lidhje me çështjet erotike dhe do qartësojnë ndjenjat e paqarta për të stimuluar një jetë më të mirë romantike.
Peshqit – 3 yje
Do marrin indirekt energjinë e Jupiterit në Dash dhe do ndiejnë një boshllëk, por do merren me çështje ekonomike. Mërkuri i kundërt sjell probleme familjare ndaj të kenë kujdes me shtëpitë, ndërtimet, rregullimet e marrëdhëniet.