“Ne nuk do të jemi klubi i ardhshëm i Haalandit”

“Ne nuk do të jemi klubi i ardhshëm i Haalandit”

Drejtori sportiv i Bayern Munichit, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se nuk janë të interesuar për shërbimet e Erling Haalandit.

“Bavarezët” besohej se ishin në garë për transferimin e sulmuesit norvegjez, teksa u raportua se Salihamidzic ishte takuar me anëtarin e Borussia Dortmundit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të tij në “Allianz Arena”.

Por, kjo lëvizje nuk do të ndodhë. Drejtori sportiv i kampionit gjerman për këtë u shpreh i sigurt.

“Ne nuk do të jemi klubi i ardhshëm i Erling Haalandit, kjo është e sigurt”, tha Salihamidzic për “Sport1”.

Manchester City raportohet se është më afër transferimit të 21-vjeçarit, teksa nga gara nuk përjashtohet as Real Madridi.

Shpërndaje në: