Harroni Dubain – Para finales së Conference League, hotelet në Shqipëri bëjnë çmimet për fjetje të pakapshme për trurin

Harroni Dubain – Para finales së Conference League, hotelet në Shqipëri bëjnë çmimet për fjetje të pakapshme për trurin

Finalja e madhe e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Roma dhe Feyenoord do të përballen në finalen e parë të këtij kompeticioni, e kjo ndeshje pa dyshim se do të sjellë edhe një numër të madh të tifozëve, sidomos nga Italia dhe Holanda.

Nëse do të futemi në “booking.com” për të rezervuar një natë në një hotel të Tiranës në datat 24 ose 25 maj, atëherë mund të përballemi edhe me çmime të frikshme, si 1200 euro/nata.

Ka edhe hotele ku rezervimi fillon me 600 euro, me 700 apo 800 euro, por ka edhe disa të tjerë që u kanë qëndruar besnikë çmimeve të mëparshme, duke mos përfituar nga ndeshja finale.

Në kushte normale, një natë në hotelet e Tiranës në dhoma standarda arrin më së shumti deri në 130-140 euro.

Shpërndaje në: