Dalin detaje të reja: Otto John dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar

Dalin detaje të reja: Otto John dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar

Njëri prej sulmuesve më të spikatur për disa vite në Kosovë, Otto John, madje duke ngjallë edhe debat rreth natyralizimit të tij për të angazhuar në Kombëtaren e Kosovës, ka përfunduar në kronikën e zezë të mediave. Ai u arrestua ditën e enjte me dyshimin se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

Kjo u bë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë të Kosovës, por duke mos u zbuluar shumë detaje.

Drejtori I klubit kryeqytetas, Artan Osmanin,tha për Gazeten Express se John dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të trafikuar nga persona të tjerë.

“Sipas avokatit dyshohet se Otto John ka pasë marrëdhënie seksuale me një vajzë, e cila ka qenë viktimë e trafikimit nga persona të tjerë. Otto ka deklaruar se nuk e njeh dhe nuk i ka pa kurrë, as viktimën me të cilën pretendohet se ka pasë marrëdhënie dhe as me personat e tjerë, të cilët janë të dyshuar si trafikantë”, tha Osmani.

Sulmuesi nigerian pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Kurse, Osmani bëri të ditur se ai nesër do të dalë para trupit gjykues.

“Kam tendencë me besu sepse e di që janë në situatë shumë të vështirë financiare të gjithë lojtarët për shkak të vonesave në paga. Por, të shohim nesër. As nuk kemi më shumë informata”, tha drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani, për Gazetën Express.

Avokati mbrojtës i Otto Johnit është caktuar nga shteti.

Vlen të theksohet se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.

“Neni 165 Trafikimi me njerëz Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, shkruhet në Kodin Penal të Kosovës.

Shpërndaje në: