U arrestua nga Policia për “trafikim me qenie njerëzore” – ja sa vite burg rrezikon lojtari i Prishtinës në rast se shpallet fajtor

U arrestua nga Policia për “trafikim me qenie njerëzore” – ja sa vite burg rrezikon lojtari i Prishtinës në rast se shpallet fajtor

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John është raportuar sot se është arrestuar nga Policia e Kosovës derisa dyshohet për veprën “trafikim me qenie njerëzore”.

“Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

John që është pjesë e Prishtinës tash e një kohë të gjatë, nëse shpallet fajtor rrezikon një dënim të rëndë. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.

“Neni 165

Trafikimi me njerëz

  1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë
    (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, shkruhet në Kodin Penal të Kosovës.

Shpërndaje në: