Policia arreston nigerianin e Prishtinës, Otto John
Një shtetas nigerian është arrestuar ditën e enjte.
Sipas burimeve të Gazetës Express, bëhet fjalë për sulmuesin e FC Prishtinës, Otto John.
Nigeriani dyshohet se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
Otto John pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
“TRAFIKIM ME NJERËZ & SHËRBIMET SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKUAR
Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.