Prishtina tregohet ‘fer’ – Uron Ballkanin për titullin e fituar
Barazimi pa gola i Dritës dhe i Gjilanit bëri që Ballkani edhe matematikisht të shpallet kampion i Kosovës në futboll.
Edhe pse i kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Ballkani nga sot e nis festën e titullit të parë në histori.
Suharekasit e dominuan kampionatin në shumicën e kohës, duke e fituar me meritë.
E titullin menjëherë ia uroi kampionia e vitit të kaluar, FC Prishtina.
“FC Ballkani nga Suhareka është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Kosovës për edicionin 2021/22. FC Prishtina e uron Ballkanin për titullin e parë të fituar në histori të futbollit të Kosovës dhe i dëshiron shumë suksese në garat evropiane”, thuhej në njoftimin e ekipit nga kryeqyteti.