Fustani i Blake Lively në Met Gala i çuditi të gjithë kur u transformua brenda pak sekondash
Blake Lively gjithmonë mahnit në tapetin e kuq, por këtë vit ajo i ka tejkaluar pritshmëritë. Aktorja mbërriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan nga Atelier Versace, në stil princeshe, që më vonë u transformua ndërsa ajo ngjitej në shkallët e Met.
Fustani i aktores ishte zbukuruar me një fjongo gjigante, para se asistentët të ndërhynin për ta ‘zbërthyer’, duke e transformuar fustanin nga rose-gold në aqua-blue para syve të publikut.
Duke shpjeguar se nga ishte frymëzuar pamja e saj në Met Gala 2022, Blake Lively tha për The Cut:
“Në vend që të ndikohesha nga moda në veshje, unë u ndikova nga arkitektura e qytetit të Nju-Jorkut dhe ndërtesat klasike”.
Duke treguar bishtin e fustanit të saj, Lively tha ‘kjo është plejada e stacionit qendror Grand’. Busti i saj, ndërkohë, u frymëzua nga Empire State Building, ndërsa veshja dhe kurora nga Statuja e Lirisë. Lively vazhdoi të shpjegonte se kurora ka shtatë nivele, ashtu si Statuja ka shtatë rreze.