4 të vërteta që nuk i keni ditur për seksin

4 të vërteta që nuk i keni ditur për seksin

Është shkruar dhe thënë shumë për seksin. Herë ka mite të ndryshme, herë teori e herë të vërteta, por nuk dini çfarë të besoni se cila në fund të fundit është e vërtetë. Më poshtë, janë renditur disa të vërteta të panjohura për shumë njerëz për seksin.

Me seks, largohet dhimbja e kokës

Mund të mos duket e vërtetë por në fakt dhimbja mund të kalojë me seks. Një ekip neurologësh në një universitet gjerman zbuloi se aktiviteti seksual mund të çojë në “lehtësim të pjesshëm ose të plotë” të dhimbjes në rastet e migrenës ose dhimbjes së thjeshtë të kokës.

Një mollë në ditë… mund të përmirësojë orgazmën

Një ekip shkencëtarësh italianë kryen një studim me një grup grash të reja të shëndetshme, seksualisht aktive, pa çrregullime seksuale të njohura. Studimi kishte për qëllim të vërtetonte nëse ka një korrelacion midis marrjes së përditshme të mollës dhe funksionit seksual. Studimi zbuloi se gratë që hanë më shumë se një mollë në ditë kishin një rritje të fekondimit natyral dhe orgazma më intensive.

 Këmbët e ftohta ulin shanset për të pasur orgazmë

Në një studim në Britaninë e Madhe, studiuesit arritën në një gjetje interesante: kur u dhanë çifteve çorape për t’i veshur, rreth 80% e tyre ishin në gjendje të arrinin orgazëm krahasuar me të tjerët. Arsyeja, siç shpjegojnë ata, është se këmbët e ngrohta i bëjnë femrat të ndjehen të mbrojtura në shtrat. Kur gruaja ndihej më e mbrojtur, orgazma vinte më shpejt.

Seksi mund të përmirësojë kujtesën tuaj

Sipas një studimi, gratë me jetë aktive seksuale arrijnë rezultate më të mira në testet e vlerësimit të të ashtuquajturës memorie aktive, e cila është përgjegjëse për ruajtjen dhe përpunimin e përkohshëm të informacionit.

Në studimin e tyre, shkencëtarët kanadezë pyetën 78 gra të reja sa shpesh bënin seks dhe më pas iu nënshtruan një sërë testesh memorie.  Gratë që bënin seks më shpesh ishin ato që arritën rezultate më të mira. Kjo sipas shkencëtarëve, i detyrohet – të paktën pjesërisht – efektit pozitiv të seksit në funksionin e trurit.

Shpërndaje në: