Deklarata e fundit e Perez për Mbappen që ‘tronditë’ botën e futbollit

Deklarata e fundit e Perez për Mbappen që ‘tronditë’ botën e futbollit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka rritur edhe më shumë spekulimet në lidhje me transferimin e Kylian Mbappes.

Francezi tani ka më pak se dy muaj të mbetur në kontratën e tij me Paris Saint-Germain, teksa duket se është gjithnjë e më afër largimit.

Klubi francez thuhet se është duke bërë gjithçka për të mbajtur Mbappen, derisa i pari i klubit të Real Madridit ka folur rreth sulmuesit në fjalë.

Florentino Perez ka rritur edhe më shumë spekulimet rreth kalimit të 23-vjeçarit në “Santiago Bernabeu” pasi tha se këto lajme mund të jenë “të vërteta”.

Duke folur për “Movistar”, ai tha: “Nuk e kisha menduar, por tani që e përmendni, mund të jetë e vërtetë. Kur të planifikojmë skuadrën e vitit të ardhshëm, do të shohim”. Kjo deklaratë nga Perez po shihet si paralajmërim për nënshkrimin me ish-sulmuesin e Monacos.

Kylian Mbappe do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon më 30 qershor të këtij viti.

Shpërndaje në: