Klopp: Liverpooli duhet të jetë gati të vuajë kundër Villarrealit
Trajneri i L iverpool, Jurgen Klopp, ka kërkuar kujdes përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit .
Gjermani këmbëngul, megjithë avantazhin 2-0 të ekipit të tij, se asnjë nga lojtarët apo stafi i tij nuk mund të qetësohet kundër lojtarëve të Unai Emery, shkruan Periskopi.
“Problemi në punën tonë është se gjithçka është perfekte deri në këtë moment që unë jam ulur këtu dhe tani ndeshjen tjetër e fillojmë me këmbën e gabuar ose çfarëdo, dhe krejt papritur loja merr një dinamikë tjetër dhe të gjitha këto lloj gjërash.” deklaroi ai në konferencën e tij për shtyp.
“Është mirë të dish, është më shumë një ndjenjë brenda. Ne e dimë se jemi në një moment të mirë, kjo është e vërtetë.”
“Ne do të duhet të vuajmë dhe do të duhet të jemi gati për të vuajtur. Pra, le të shohim”, tha ai.