Netflix anulon serialin e animuar të Megan Markëll

Netflix anulon serialin e animuar të Megan Markëll

Netflix ka anuluar një serial të animuar të krijuar nga Megan Markëll, në përpjëkje për të ulur kostot.

Shfaqja, e cila u njoftua vitin e kaluar, është një nga disa projekte që janë hequr nga gjigandi i transmetimit.

Muajin e kaluar, Netflix zbuloi një rënie të ndjeshme të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largohen nga shërbimi.

Kjo fshiu mbi 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë pasi ekspertët paralajmëruan se ajo përballej me një luftë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Archeëell Productions, kompania e formuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex, njoftoi vitin e kaluar se Megan do të ishte një producente ekzekutive.

Seriali ishte planifikuar të përqëndrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila është frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.

Shpërndaje në: