Zhegrova i pandalshëm, e shfaq edhe njëherë klasin e tij
Edon Zhegrova ka shfaqur edhe njëherë aftësitë e tij të shkëlqyeshme me topin.
Lille zhvilloi sot ndeshjen ndaj Troyes, të vlefshme për javën e 35-të në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.
Zhegrova ishte titullar në këtë ndeshje, por nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij, e cila pësoi humbje 3:0.
Megjithatë, kishte momente kur reprezentuesi i Kosovës mori vëmendje.
23-vjeçari në një moment arriti t’i ikte kundërshtarit duke ia kaluar topin poshtë këmbëve.
Ky moment është shpërndarë edhe nga vetë Zhegrova në llogarinë e tij në “Instagram”, të cilin mund ta shikoni duke klikuar KËTU.