Nuk dorëzohet Interi, vazhdon garën për titull, fiton në udhëtim te Udinese
Interi ka shënuar fitore ndaj Udineses në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Daci Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:2.
Ivan Perisic (12′) dhe Lautaro Martinez (39′) shënuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.
Ignacio Pusseto (72′) shënoi golin e vetëm për vendasit.
Interi pas kësaj fitore ka 75 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri Milani.
Udinese me 42 pikë ndodhet në pozitën e 12-të.