“Zebrat” blindojnë vendin e katërt – Sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Venezias, duel ky në kuadër të javës së 35’të në Serie A.
Të parët shënuan Juventusi përmes Bonuccit në minutën e 7’të të takimit, por që Venezia u përgjigj në minutën e 71’të duke barazuar rezultatin, shkruan Periskopi.
Por, ku po mendohej se takimi do të mbyllej me këtë rezultat, ishte përsëri Bonucci i cili ia dha fitoren ‘zebrave’.
Me këtë fitore, Juventusi zë vendin e katërt me 69 pikë dhe siguron një vend në Champions.