FFK dënon me nga 6 muaj drejtorët e Dritës dhe Drenicës që ishin kritikë rreth procesit zgjedhor të kryetarit
Federata e Futbollit e Kosovës ka dënuar rëndë dy drejtorët sportivë, atë të Dritës dhe atë të Drenicës
Bëhet fjalë për Valon Zymberin dhe Taulant Dajakun.
Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi është dënuar me 200 euro gjobë dhe me 6 muaj ndalim i kryerjes së detyrës te gjilanasit.
Në anën tjetër, edhe Taulant Dajaku e pësoi njëjtë.
Të dy këta ishin kundër procesit zgjedhor të FFK-së. Kujtojmë se sot gjatë ditës Eroll Salihu u përjashtua nga pozitat e tij në Federatë.