Tyson Fury tregon se a do të ndeshet ndaj Alexander Usyk
Tyson Fury ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndeshet me Alexander Usyk.
Fury mundi Dillian Whyte në përballjen e tyre në Wembley të shtunën mbrëma përpara se të tregonte e kishte mbyllur karrierën.
“Kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse jam në pension”, tha Fury për talkSPORT.
“Unë kam qenë tashmë kampion i padiskutueshëm, kam fituar çdo rrip të vetëm për të fituar. Nuk kam asgjë më shumë për të bërë, jam jashtë, plotësisht në pension. U krye”, shtoi tutje ai.
Njoftimi i daljes në pension të Fury është marrë jo seriozisht nga disa njerëz, me sugjerime që 33-vjeçari mund të joshet të kthehet në ring në të ardhmen.
Kandidati më i mundshëm do të ishte Usyk pasi ukrainasi është në zotërim të titujve botërorë të peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF pas fitores së tij ndaj Anthony Joshua vitin e kaluar.
Nëse Fury do të përballej me Usyk, ai do të kishte mundësinë të bëhej kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të epokës me katër rripa, pasi Gypsy King mban kurorën e WBC. Por në këtë fazë nuk duket se një përleshje mes dyshes është e mundshme.