Trajneri i Prishtinës flet pasi mposhti Gjilanin: Ne arritëm atë që donim, jam i lumtur për këtë

Trajneri i Prishtinës flet pasi mposhti Gjilanin: Ne arritëm atë që donim, jam i lumtur për këtë

Sot Gjilani ka pësuar humbje nga Prishtina me rezultatin  final në 2:1.

Në kuadër të xhiros së 321të të Superligës së Kosovës, Gjilani u mposht nga Prishtina.

Albert Dabiqaj realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse Besnik Krasniqi barazoi pas 44 minutave nga penalltia. Mankenda i dha fitoren skuadrës nga kryeqyteti me golin e tij në minutën e 80-të.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic u deklarua shumë i lumtur pas fitores së sotme.

“Një lojë shumë e vështirë dhe një kohë e papërshtatshme. Ne luajtëm kundër Gjilanit që është një ekip shumë i mirë, ishim shumë të përgatitur dhe e realizuam atë që kishim planifikuar. Arritëm atë që donim dhe jemi të lumtur për këtë”, tha Ibrakovic.

Shpërndaje në: