Strategu Ancelotti: Ne presim magjinë e ‘Bernabeos’, çfarë të them tjetër
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është prononcuar pas ndeshjes.
Ai tha se nuk kanë arritur një rezultat të mirë nga ndeshja e parë, por që do të tentojnë të përmbysin rezultatin në ndeshjen e dytë.
“Ne kemi dalë nga kjo ndeshje e parë me një rezultat jo të mirë, sepse kemi pësuar katër gola, nuk jemi mbrojtur mirë. Të mbrohemi më mirë është çelësi për të shkuar në finale”, tha fillimisht ai.
Panenka: “Nuk kemi menduar kurrë të ndryshojmë atë që do të ekzekutojë penalltitë, kemi gjithë besimin, ai ka ndryshuar sepse tani e presin në të djathtë dhe e ka vënë në qendër të portës. Gjithçka është në rregull, çfarë të them. Ne presim Bernabeun, magjinë e Bernabeut”
Rivali: “Manchester City është një skuadër që luan shumë mirë, e keqja është se ata kanë shënuar katër kundër nesh, e mira është se ne kemi shënuar tre gola”, përfundoi ai.