Benzema flet pas ndeshjes – I premton diçka magjike tifozëve të Realit në ‘Bernabeo’
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man Cityt dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Cityt u tregua më e vendosur si Reali, ku dhe fituan takimin në fund me rezultatin final në 4:3, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe sulmuesi i Realit që shënoi dy gola Karim Benzema i cili tha se e rëndësishme në këtë ndeshje ishte se klubi i tij nuk u dorëzuan.
“Një humbje nuk është asnjëherë e mirë. Ne kemi shumë ambicie në këtë edicion, por e rëndësishme është që nuk u dorëzuam kurrë. Duhet të shkojmë në “Benabeu” me besim, kemi nevojë për tifozerinë tonë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike siç është fitorja.
“Fillimi? Nëse hyn në një ndeshje pa besim ndodh një gjë e tillë. City është një ekip i mirë, luajnë në shtëpi dhe shënuan dy gola. Mund të themi se sot mungoi pak nga gjithçka, pak ambicie, pak presion, pak besim. I gjetëm 25 minuta me vonesë.
“Panenka”?Gjithmonë e them në mendjen time që nëse nuk e gjuan penalltinë, nuk e humbet penalltinë. Kam shumë besim te vetja, e bëj një gjë të tillë dhe gjithçka është në rregull”, tha Benzema pas përfundimit të ndeshjes.