Bernardo Silva mjeshtri i mesfushës, i pangopur me golat ndaj Realit: Ishim pak të pafat
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man Cityt dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Cityt u tregua më e vendosur si Reali, ku dhe fituan takimin në fund me rezultatin final në 4:3, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe mjeshtri i mesfushës së Cityt, Bernardo Silva ku tha se ekipi i tij treguan lojë të bukur.
“Sinqerisht mendoj se në 20 minutat e para ne ishim shumë të mirë. Mënyra se si bënim presion, mënyra se si kontrolluam lojën dhe krijuam raste. Gjatë 90 minutave u duk sikur mund të kishim fituar me më shumë gola. Për fat të keq nuk arritëm të përfitonim nga diferencat tona, Është Champions League, ne luajmë me një nga skuadrat më të mira në botë. Ende është një rezultat i mirë.
“Ishte një lojë e mirë. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë për ne dhe punën që kemi bërë. Mund të kishim shënuar më shumë por ky është futbolli. Ata shfrytëzuan rastet e tyre.
“Penalltia erdhi nga hiçi. Ne po kontrollonim lojën. Ne ishim pak të pafat”, tha Silva.