Pjesë e parë me ritëm të lartë në takimin City – Real, u shënuan tre gola
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja po zhvillohet me tensione dhe ritëm të lartë nga të dyja skuadrat ku tashëm rezultati është 2:1 në të mire të Cityt, shkruan Periskopi.
Golat për Cityn i realizuan De Bruyne në minutën e dytë të takimit, ndërsa golin e dytë e shënoi Jesus në minutën e 11’të.
Por, Reali nuk u dorëzua për asnjë çast, ata shënuan përmes Benzemas në minutën e 33’të.
Të shohim se si do të shkojë pjesa e dytë.