Fituesi i duelit Usyk – Joshua mund të takohet me Furyn: Stadiumi ‘Old Trafford’ gati për të mirëpritur një meç të boksierit britanik
Stadiumi ‘Old Trafford’ është gati të presë një luftë për titull të Tyson Fury, nëse ai vendos të luftojë sërish.
Fury ishte i kënaqur me fitoren e tij kundër Dillian Whyte në Wembley të shtunën, përcjellë Periskopi.
Boksieri britanik ka njoftuar penzionimine tij pas meçit me Whyte, por gruaja e tij la të kuptohet se Fury do ta zhvillojë edhe një meç.
Ajo ndeshje që do të zhvillohej në ‘Old trafford’ do të ishte kundër fituesit të meçit Oleksandr Usyk kundër Anthony Joshua , i cili do të zhvillohet këtë verë me titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO që i ak boksieri ukrainas.
Athletic pretendon se Old Trafford është i gatshëm të zhvillojë luftën e radhës të Fury kundër Joshua ose Usyk.