Hajnat futen në shtëpinë e Shkodran Mustafit, vjedhin gjësende me vlerë 1 milionë euro

Hajnat futen në shtëpinë e Shkodran Mustafit, vjedhin gjësende me vlerë 1 milionë euro

Sot gjatë ditës mediat në Spanjë kanë raportuar se mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit i kanë hyrë grabitësit në shtëpi.

Siç raporton e përditshmja sportive Superdeporte, tre kriminelë vodhën mallrame vlerë gati një milionë euro në shtëpinë e Mustafit në Betera, shkruan Periskopi.

Janë vjedhur para, bizhuteri, orë dhe çanta.

Mustafi ishte në shtëpinë e tij gjatë krimit. Kur Mustafi i vuri grabitësit, ata u larguan.

Policia atje ka nisur hetimet. Autorët kishin hyrë nga një dritare ballkoni.

Kujtojmë se tani Mustafi luan tek skuadra e Levantes, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Arsenalit.

Shpërndaje në: