Mediat serbe shkruajnë për suksesin e ‘Bad News Eagles’: Ishin befasia më e madhe

Mediat serbe shkruajnë për suksesin e ‘Bad News Eagles’: Ishin befasia më e madhe

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles është kualifikuar në kompeticionin më të madh në botë për lojën elektronike, CS:GO pas fitoreve të fundit.

bNE kanë shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin një gjë të tillë, e cila për shumëkë ishte veç një ëndërr.

Megjithatë për këtë arritje të lojtarëve kosovarë kanë shkruar edhe mediumet e ndryshme ndërkomëtare, madje edhe ato serbe.

Mediumi nga Serbia, Sportklub, e ka cilësuar bNE si një nga befasitë më të mëdha në këtë kompeticion.

“Bad News Eagles bënë një surprizë të madhe duke mposhtur SINNERS 2-1 (10-16 Mirage, 6-16 Nuke, 14-16 Inferno) dhe aritën kualifikimin në turneun më elitar të CS:GO”, shkruan mediumi serb.

Megjithatë vetëm për ta mund të jetë befasi, pasi bNE zhvilloi paraqitje fantastike dhe me shumë meritë mori biletën për turneun më të mirë në botë për CS:GO.

Shpërndaje në: