Në mes lufte – Wladimir Klitscho befason të gjithë, ky është vendimi i tij për rikthimin në boks
Wladimir Klitscho po mendon një rikthim në boks në moshën 46-vjeçare.
Klitschko doli në pension në vitin 2017 pasi humbi në rundin ndaj Anthony Joshua në Wembley, përcjellë Periskopi.
Dhe Klitschko uroi rivalin e tij të vjetër Furyn, ndërsa zbuloi një plan për t’u bërë kampioni më i vjetër i boksit në peshën e rëndë.
Ai tha për BILD: “Unë gjithashtu mësova se pavarësisht luftës, nuk duhet ta harroni jetën. Sporti është pjesë e jetës sime. Jam i kënaqur që Tyson Fury fitoi.
“Kush e di, nuk dua të premtoj asgjë të madhe këtu, por nëse jam në formë të mirë dhe, mbi të gjitha, se lufta në Ukrainë së shpejti do të marrë fund dhe se kufijtë tanë ekzistojnë pa asnjë pushtim nga Rusia, atëherë në fund kush e di?”, shtoi ai.