Ky do të jetë trajneri i Gjilanit deri në fund të sezonit
SC Gjilani ka shkarkuar Ismet Munishin pas rezultateve jo të mira.
Munishi e udhëhoqi SC Gjilanin për më shumë se 1 vit, por në javët e fundit nuk kishte rezultate pozitive, me ç’rast edhe u largua mjaft shumë nga pozita e parë, që ishte edhe synimi i klubit.
Tani, Gjilani ndodhet në pozitë e dytë, nëntë pikë larg kreut.
Deri në fund të kampionatit, SC Gjilanin do ta udhëheq ndihmës-trajneri, Alban Hyseni.
Megjithatë, trajneri i ri pritet të emërohet pas përfundimit të kampionatit, pra në muajin e ardhshëm.