Liverpooli nuk ‘lëshon pe’, e ndjek ‘këmba-këmbës’ Man Cityn për titull
Ka përfunduar takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit, duel ky në kuadër të javës së 34’të në Premierligë.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola edhe pse me raste të shumta nga të dyja skuadrat, shkruan Periskopi.
Por, pjesa e dytë solli ndryshime për klubin e Kloop, ‘The Reds’ shënuan dy gola përmes Robertson në minutën e 62’të dhe në minutën e 85’të realizoi Origi.
Me këtë fitore, Liverpooli i rri Cityt afër në luftën për titull.
Aktualisht të ‘kuqt’ ndodhën në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës me vetë një pikë më pak se City që ka 80.
A BIG WIN ✊? pic.twitter.com/uT1kpdzBJE
— Liverpool FC (@LFC) April 24, 2022