Mbyllet takimi i javës së 30’të në Superligë – Prishtina dhe Drenica ndahen me barazim
Prishtina dhe Drenica kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan brenda pjesës së parë.
Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Leotrim Kryeziu në minutën e 37-të, teksa Osman Mëziu barazoi për mysafirët në fundin e pjesës së parë (45+3’).
Prishtina pas këtij barazimi ka 39 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, me tri pikë më shumë se Drenica e pozitës së shtatë.