Gabimi i Tyson Furyt para meçit – Shikoni se çfarë bëri boksieri britanik

Gabimi i Tyson Furyt para meçit – Shikoni se çfarë bëri boksieri britanik

Tyson Fury ka treguar mbrëmë se është mbreti i ringut duke mposhtur kështu boksierin, Dillian Whyte në rundin e gjashtë të meçit.

Whyte u godit nga Fury me një kroshe të cilës nuk arriti t’i qëndrojë në këmbë dhe ra pandjenja në dyshme, shkruan Periskopi.

Para këtij meçi të madh, boksieri i britanik kishte ngatërruar tërësisht planin e oranizatorëve.

Ai duhej të ecte ende në podjum për tu përshëndetur me 94 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin Wembley, por Fury shkoi direkt tek ringu.

Madje për këtë gabim ai u shpjegua pas meçit.

“Unë kurrë nuk kam përjetuar një atmosferë të tillë më parë, ishte aq e mirë,” u tha ai gazetarëve.

“E ngatërrova të gjithë ecjen në ring që kishim planifikuar dhe fillova të vrapoj për në ring. Isha i emocionuar! E humba”, tha ai.

Shpërndaje në: