Granit Xhaka flet pas goli të ‘çmendur’ ndaj Man United, këto janë fjalët e tij
Skuadra e Arsenalit e ka fituar takimin ndaj Man United me rezultatin final në 3:1.
Ky takimi u zhvillua në kuadër të xhiros së 30’të në Premierligë, shkruan Periskopi.
Gol në këtë takim shënoi edhe Granit xhaka i cili ishte edhe goli që vulosi përfundimisht fatin e takimit.
Pas dneshjes Xhaka tha se ndihet shumë i lumtur që shënoi gol ndaj Man United.
“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëj para tifozëve. Por më së shumti e rëndësishme ishin tre pikët.
“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi.
“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, tha Xhaka.